Ju prezantojmë Shegë Shop, ku dekorimi i kuruar takon stilin e përjetshëm.
Themeluar në vitin 2023 nga dy shoqe, Vesa dhe Gentiana, me qendër në Kosovë. Rrugëtimi ynë nisi me një pasion për tekstilin, duke debutuar koleksionin tonë të parë të jastëkëve.
Çdo jastëk është dizajnuar me kujdes nga ne, me materiale të zgjedhura nga vende të ndryshme, duke siguruar cilësi të lartë dhe origjinalitet në çdo pjesë. Nga zgjedhja e tekstilit deri te qepja dhe mbushja, çdo detaj është krijuar me kujdes, duke reflektuar përkushtimin tonë si një biznes i vogël që kujdeset për ju.
Por Shegë Shop është më shumë se thjesht jastëkë. Ne jemi të përkushtuar për të sjellë një gamë të gjerë të dekorimeve dhe pjesëve për shtëpi, të kuruar me kujdes nga ne. Zgjedhja jonë përfaqëson elegancën, komfortin dhe individualitetin, duke ju ftuar të avanconi dhe t'i jepni një karakter të veçantë hapësirës suaj.
Përjetojeni artin e dekorimit të shtëpisë me ne në Shegë Shop.